Forma e tij në Kampionatin Botëror U17 ka alarmuar gjigantët e mëdhenj në La Liga, ku Real Madridi dhe Barcelona besohet se janë duke përgatitur transferimin e tij.
Real Madridi dhe Barcelona do jenë sërish në luftë për një superyll brazilian, transmeton portali arbresh.info. Rivalët e ‘El Clasicos’ janë të dy duke vëzhguar talentin 16-vjeçar të Flamengos, Lincoln, i cili ka shkëlqyer së fundmi në Kampionatin Botëror U17 duke shënuar tri gola.
Forma e tij në fazën ndërkombëtare i ka siguruar atij promovimin te skuadra kryesore e Flamengos dhe Real Madridi dhe Barcelona janë duke përgatitur transferimin e tij, raporton ‘Marca’.
Pavarësisht moshës së tij të re, Flamengo thuhet nuk do të pranoj ndonjë ofertë nën 30 milionë euro për lojtarin./arbresh.info/
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...