Gabriel Jesus pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohen nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi brazilian e ka të qartë se do ta ketë shumë të vështirë të luaj edicionin e ri te City që kanë transferuar norvegjezin Erling Haaland.
Largimi i tij nga City është mëse i sigurt, por vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e tij, pasi ka shumë oferta për të.
Arsenali mbetet favoriti kryesor për t’i marrë shërbimet e brazilianit, por së fundmi në garë janë futur edhe dy skuadrat madrilene, Real dhe Atletico Madrid.
25-vjeçari sipas mediave spanjolle pëlqehet nga dy skuadrat e kryeqytet spanjoll dhe do të tentojnë transferimin e tij.
Megjithatë problemi mbetet çmimi i lartë që kërkon City për brazilianin, pasi duan të fitojnë 50 milionë euro nga largimi i tij.
Jesus këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare për Cityn, ku ka shënuar 13 gola e ka asistuar 12 të tjerë.
Përveç Arsenalit, Realit e Atleticos, interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Juventus, Newcastle United e Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...