Matthias Ginter është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach.
Mbrojtësi gjerman është njëri nga më të mirët në Bundesliga dhe një titullar i rregullt te Kombëtarja e Gjermanisë.
Situata e tij aktuale me kontratën te Gladbach ka alarmuar shumë skuadra që duan të përfitojnë për ta transferuar mbrojtësin me parametra zero.
Njëra nga ekipet favorite për transferimin e lojtarit është edhe gjiganti spanjoll Real Madrid.
AS ka raportuar se Los Blancos janë duke përcjellë situatën e gjermanit te klubit dhe po mendojnë qysh në janar të arrijnë një marrëveshje me mbrojtësin.
Carlo Ancelotti e pëlqen shumë mbrojtësin gjerman dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij nga sezoni i ri.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Bayern Munich, Inter, Barcelona e Chelsea./Telegrafi/
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...