Real Madridi raportohet se është shumë afër shitjes së Diego Llorentes te Real Sociedad për 8 milionë euro dhe transferimit të Mariano Diaz te Malaga në formë huazimi.
Transferimi i Llorentes është konfirmuar nga gazeta spanjolle ‘Marca’, megjithëse thuhet se Madridi dëshiron t’i vendos mbrojtësit opsionin për riblerje në klauzolën e tij, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari ka shkëlqyer gjatë sezoneve të shpenzuar në formë huazimi te Rayo Vallecano dhe Malaga, gjë që i ka siguruar edhe një paraqitje për skuadrën kombëtare të Spanjës gjatë muajit maj.
Lexo edhe: Çfarë ndodhi kur Ronaldo dhe Buffon u përballën për herë të parë në vitin 2009? (VIDEO)
Nga ana tjetër, Mariano është favorit për të përforcuar linjën frontale të Malagas.
Sandro Ramirez, Charles dhe Michael Santos duket se do të largohen nga ‘La Rosaleda’ duke lënë skuadrën e Magas në mungesë të opsioneve për sulm.
23-vjçari ka shënuar pesë gola për Real Madridit sezonin e kaluar brenda tetë paraqitjeve në ligë./arbresh.info
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...