Real Madridi është i përgatitur për të dëgjuar këtë verë ofertat për mesfushorin Isco.
Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane pritet të bëjë ndryshime në përgjithësi në skuadrën e tij këtë verë pasi gjiganti spanjoll përfundoi një sezon të vështirë, transmeton portali arbresh.info.
Përveç eliminimit tronditës në fazën e 1/8-ës në Ligë të Kampionëve, Real Madridi përfundoi në vendin e tretë në La Liga me 19 pikë prapa kampiones – Barcelonës.
Marca tani pretendon se Isco mund të jetë njëri nga viktimat e sezonit të dobët të klubit ndërkohë që edhe lojtarët e tjerë si Gareth Bale dhe Jamez Rodriguez pritet gjithashtu të largohen.
Edhe pse besohet se reprezentuesi spanjoll nuk ka ndërmend të largohet, gazeta e lartpërmendur spanjolle pretendon se anëtarët e hierarkisë së klubit e kanë vënë atë në dispozicion për shitje.
Thuhet se 27-vjeçari synon qëndrimin në Real Madrid dhe te kryeqyteti spanjoll për shkak se është aktualisht duke pritur një bebe me të dashurën e tij Sara Salamo.
Isco përfundoi sezonin aktual me gjashtë gola dhe vetëm një asistim brenda 37 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari