Ka disa shqetësime në rritje sa i përket formës së Vinicius Junior tek Real Madridi.
Gazetari Felix Diaz ka raportuar se ka tension në dhomën e zhveshjes me disa lojtarë që janë të befasuar nga paraqitjet e fundit të brazilianit.
Ai pati vështirësi gjatë El Clasicos ndaj Barcelonës, duke shfaqur një mungesë përpjekje që ishte e papritur.
Diaz po ashtu zbuloi se dera është e hapur për një kalim të tij të mundshëm në Arabinë Saudite.
Klubet arabe raportohet se po përgatitin ofertat e tyre në drejtim të Vinicius dhe ka një interesim në rritje për të siguruar shërbimet e tij në të ardhmen.
Ai nënvizoi se një drejtor i Superligës së Arabisë ka konfirmuar se procesi i transferimit të Vinicius nuk është vetëm një ëndërr, por diçka që do të ndodhë me kohë.
Qëllimet e Vinicius tashmë janë vënë në pikëpyetje pasi situata e tij e kontratës me Real Madridin mbetet e pasigurt.
Përkundër këtyre diskutimeve, Vinicius nuk e ka refuzuar idenë për t’u transferuar në Lindjen e Mesme plotësisht.
“Do ta fitojë Topin e Artë dhe verën e ardhshme do të bisedojmë”, besohet të kenë qenë fjalët e Vinicius në drejtim të klubeve arabe sipas gazetarit Edu Aguirre.
Kjo lë të nënkuptohet se ylli i Real Madridit nuk e ka përjashtuar largimin nga Spanja, ani pse mbetet tërësisht i fokusuar tek ata për momentin./Telegrafi/
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...