Real Madridi ka regjistruar fitoren e dytë këtë sezon.
‘Los Blancos’ mposhtën me rezultat minimal 1 me 2 skuadrën e re të trajnerit Gianni de Biasi, Deportivo Alaves, në ndeshjen e xhiros së gjashtë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni në fuqi i Spanjës ka siguruar tre pikë mjaftë të rëndësishme pas një fillimi të dobët të sezonit.
Mesfushori anësor Dani Ceballos, i cili debutoi në formë të shkëlqyer pasditen e së shtunës, ishte autori i dy golave (10′) (43′) nga skuadra e Zinedine Zidanes.
Manu Garcia ishte golashënuesi i vetëm për nikoqirët. Mesfushori realizoi pas asistimit nga Munir El Haddadi në minutën e 40′.
Real Madridi tani qëndron në pozitën e katërt me 11 pikë, katër më pak se Barcelona në krye me një ndeshje më pak./arbresh.info/
https://streamable.com/mhobc
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C