Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane refuzoi rastin të nënshkruajë me Bruno Fernandes përpara transferimit të tij te Manchester Unitedi.
Sporting Lisbona ishte e gatshme të sanksiononte largimin e lojtarit gjatë verës, pasi ata kërkonin të mblidhnin fonde.
Raportohet se Realit iu është ofruar së pari mesfushori portugez për një çmim të kërkuar prej 64 milionë eurosh.
Sidoqoftë, Reali vendosi të mos e paguajë atë shifër të parave, pasi sapo kishte shpenzuar shumë para në blerjen e Eden Hazard nga Chelsea.

Pas refuzimit të Realit për të nënshkruar, Fernandes përfundoi në Manchester United në afatin kalimtar të janarit.
Arsyeja e bllokimit të ardhjes së portugezit thuhet e është obsesioni i Zinedine Zidanet për Paul Pogban, të cilin e do në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin