Cadizi e ka ndalur Real Madridin me një barazim 0:0 të dielën, duke ia ndërprerë liderit të La Ligës ecurinë prej shtatë fitoreve radhazi në ligë.
Skuadra e Carlo Ancelottit vinte në këtë takim në një ecuri mbresëlënëse prej shtatë fitoreve radhazi në ligë, por dështoi t’i shënojë në Santiago Bernabeu skuadrës së parafundit në tabelë me gjithë përpjekjet e mëdha.
Cadizi nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portierit Thibaut Courtois, por aplikoi lojë tejet mbrojtëse që ia pamundësoi Realit të shënojë.
Pavarësisht barazimit, Real Madridi mbetet lider i La Ligës tani me 43 pikë, gjashtë më shumë se Sevilla në vendin e dytë, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Cadizi ngel i parafundit me 14 pikë, një pikë larg zonës së shpëtimit nga rënia prej elitës.
Reali i kishte 36 goditje në drejtim të portës së Cadizit, prej të cilave vetëm 9 brenda kornizës së portës, por i mungoi efikasiteti.
Skuadra e Ancelottit ishte me mungesa të mëdha, pasi gjashtë futbollistë Gareth Bale, Rodrygo Goes, Marcelo, Marco Asensio dhe Andriy Lunin munguan si pasojë e infektimit me Covid-19. Luka Modric mungoi po ashtu, pavarësisht se doli negativ në testin për koronavirus.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?