Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se Real Madrid “nuk do të paguaj 400 milionë euro për Neymarin” pavarësisht spekulimeve që sugjerojnë se një marrëveshje mund të arrihet.
Qysh pas transferimit te Paris Saint Germaini me largimin nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, spekulime të ndryshme sugjerojnë që reprezentuesi brazilian është i destinuar për rikthim në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
“Real Madridi nuk do të paguaj 400 milionë eurot e nevojshme për Neymarin”, u ka thënë Tebas gazetarëve.
“Megjithatë, shifrat që ata gjenerojnë mund t’i vendosin ata afër për të qenë në gjendje që të arrijnë një transferim të tillë”
Sidoqoftë, rikthimi i Neymar në La Liga do të ishte i mirëpritur nga Tebas, që thotë se kjo është pjesë e dëshirës për të përforcuar imazhin e kampionatit spanjoll./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës