Real Madridi ende nuk i ka ofruar një kontratë të re kapitenit të klubit dhe qendërmbrojtësit gjigant, Sergio Ramos.
Sipas Deportes Cuatro, Reali do t’i ofrojë Ramosit një marrëveshje të re, por ata ende nuk janë të sigurt nëse duhet t’i ofrojnë një kontratë njëvjeçare apo dyvjeçare.
Raporti i këtij mediumi shton se 34-vjeçari synon të përfundojë karrierën e tij te Los Blancos dhe nuk ka dyshime se ai do të dëshironte të rinovonte kontratën e tij.
Sidoqoftë, ai ende nuk ka pasur një ftesë nga presidenti i klubit Florentino Perez dhe nuk ka pasur ndonjë përparim në mundësinë e një marrëveshjeje të re.
Më 1 janar 2021, Ramos do të jetë i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër pasi ai do të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij dhe për këtë arsye do të jetë në gjendje të zhvillojë diskutime brenda kushteve të marrëveshjes së tij.
Ramos shënoi e tij të 100-të golin për Real Madridin të martën kundër Interit dhe e ardhmja e tij mund të konfirmohet te Real Madridi në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...