Pozita e Real Madridit në sagën për nënshkrimin me Neymarin është pozita më e përshtatshme.
Klubi ka punëtorë që mbajnë kontakt të mirë me brazilianin dhe babain e tij, në veçanti Juni Calafat, i cili i mundëson klubit për të qëndruar afër me situatën pa dërguar delegatë në Paris apo përditësime konstante rreth bisedimeve, transmeton portali arbresh.info. Pra, kontaktet me njerëzit e afërm të brazilianit janë të përditshme.
Ideja e Florentino Perez është plotësisht e qartë, shkruan AS. Ai dëshiron të tregoj se nuk dëshiron të bëjë negociata prapa shpinës së PSG-së, por është i gatshëm për të marrë Neymarin nëse duhet finalizuar ndonjë marrëveshje.
PSG është gjithashtu në dijeni se në rast se dëshirojnë të heqin dorë nga Neymari, Real Madridi është në dispozicion për bisedime.
Por të mos harrohet objektivi kryesor i Madridit – Mbappe. Është vështirë për tu besuar që nëse Madridi nënshkruan me Neymarin tani, ata do të nënshkruajnë më pas me 20-vjeçarin sezonin tjetër.
Ata nuk dëshirojnë t’i shkatërrojnë shpresat e tyre për të nënshkruar me një lojtar të zhgënjyer si Neymari në rast se Mbappe është një mundësi.
Nëse PSG duhet të shes me të vërtetë Neymarin dhe Al Khelaifi dhe Leonardo vendosin se kjo është në interesin e tyre më të mirë, atëherë Madridi do të jetë aty për t’i “shpëtuar” ata./arbresh.info/
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...