Real Madridi ka vazhduar tutje duke u kualifikuar në finale të Kupës së Mbretiti.
Kampioni në fuqi i Evropës ka siguruar fitore me rezultat 3 me 1 në ndeshjen kthyese kundër Gironas si nikoqire për të vazhduar tutje në raundin tjetër të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 7 me 3, shkruan portali arbresh.info.
Karim Benzema realizoi dy gola mjaftë të bukura mbrëmjen e sotme (e enjte) në stadiumin Montilivi brenda pjesës së parë (27′) (43′) duke u bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të skuadrës me 209 gola për të lënë pas kështu legjendën Hugo Sanchez.
Mesfushori Pedro Porro i Gironas ngushtoi disavantazhin e tyre duke shënuar për 1 me 2 para se Marcos Llorente t’i ipte fund gjithçka duke realizuar për 3 me 7 me një goditje të fuqishme nga zona e rreptësisë.
‘Los Blancos’ e kanë fituar Kupën e Mbretit në 19 raste, por ata nuk kanë arritur të sigurojnë këtë trofe që nga viti 2019./arbresh.info/
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcën për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve