Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Real Madridi ka larguar tashmë dy qendërmbrojtësit, Sergio Ramos dhe Raphael Varane dhe ka mbetur me pak opsione në këtë repart.
Drejtuesit e klubit mbretëror kanë filluar të mendojnë zëvendësimin e tyre dhe tashmë kanë filluar të dalin emrat e mundshëm.
Los Blancos mund të kërkojë një zgjidhje afatgjatë në rolin e qendërmbrojtësit këtë afat të verës.
ipas mediumit Sky Sport, Real Madridi është duke monitoruar situatën e qendërmbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.
Mbrojtësi do të jetë jashtë kontratës pas këtij sezoni, dhe nëse një marrëveshje zgjatjeje nuk bihet dakord deri në janar, atij i lejohet të fillojë negociatat për një para-kontratë me klube të tjera.
Duke pasur parasysh humbjet e Ramos dhe Varanes, Real Madridi mund të tundohet të bëjë një lëvizje për reprezentuesin gjerman edhe këtë verë. /Telegrafi/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...