Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Las Palmasit në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e parë me anë të Silvas, shkruan Arbresh.info.
Kurse, “Los Blancos” pas pësimit të golit u rikthyen fuqishëm dhe shënuan tre gola në pjesën e parë.
Mbappe fillimisht barazoi nga penalltia në minutën e 18-të. Diaz e dërgoi në epërsi Realin ën minutën e 33-të.
Kurse tre minuta më vonë, Mbappe shënoi sërish për golin e tretë të Realit dhe të dytin individual.
Francezi shënoi një tjetër gol mirëpo goli i tij u anulua nga VAR-i.
Në pjesën e dytë, Rodrygo shënoi golin e katërt. Shtatë minuta pas këtij goli Las Palmas mbeti me 10 lojtarë, pasi Ramirez u ndëshkua me karton të kuq.
Madrilenëve iu anuluan dhe dy gola të tjerë të cilët i shënuan Bellingham dhe Valverde, për shkak të pozicionit jashtë loje.
Pas këtij tre pikëshi, Real Madridi arrin në kuotën e 46 pikëve dhe bëhet liderë në La Liga, me dy më shumë se Atletico Madridi./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?