Klubi spanjoll, Real Madridi në ndeshjet e ardhshme do të jetë edhe pa mesfushorin Eduardo Camavinga, i cili ka pësuar një dëmtim.
Los Blancos konfirmuan lëndimin e lojtarit, duke njoftuar publikun se ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Sipas Fabrizio Romanos, ylli francez pritet të mungojë për të paktën tre javë. Gjatë kësaj periudhe, ai do të humbasë pesë ndeshje kyçe, përfshirë sfidat e Ligës së Kampionëve kundër RB Salzburgut dhe Brestit. Ndërsa, në La Liga do të mungojë kundër Las Palmas, Valladolidit dhe Espanyolit.
Lajmi vjen si një goditje e madhe për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili e konsideron Camavingan një nga lojtarët kyç të mesfushës.
Megjithatë, shpresohet që ai të rikthehet në fushë për derbin e madh madrilen kundër Atletico Madrid, i cili është planifikuar të luhet më 9 shkurt. /Telegrafi/
‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime