Real Madridi është klubi më markën më të vlefshme të futbollit në botë, para Barcelonës dhe Manchester Unitedit, sipas një studimi të ri.
Ky është viti i tretë radhazi që Real Madridi e kryeson listën e klubeve më markën më të vlefshme të futbollit në botë.
Vlera e markës së Real Madridit është 1 miliard e 276 milionë euro. Klubi i Barcelonës kap vlerën 1 miliard e 266 milionë euro.
Në top pesëshe me vlerën mbi 1 miliard euro janë edhe klubet si Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich.
Ndërsa pjesa e dytë e top dhjetëshes përbëhet nga Liverpooli, PSG-ja, Chelsea, Tottenhami dhe Arsenali.
Në top dhjetëshe nuk është asnjë klub italian dhe ajo mbizotërohet nga klubet angleze.
Studimi u bë nga Brand Finance me titullin “Football 50 2021”.
Ndër arsyet kryesore pse Real Madridi është markë kaq e vlefshme, sipas studimit, është fakti se klubi spanjoll ka qenë tejet i suksesshëm në Ligën e Kampionëve në dekadën e fundit.

Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë