Real Madridi këmbëngul për të dërguar në formë huazimi Brahim Diazin gjatë verës pavarësisht se lojtari dëshiron të qëndrojë në klub.
Diaz ka bërë paraqitjen e tij të dytë gjatë barazimit pa gola ndaj Getafes mbrëmjen e kaluar dhe është vlerësuar nga të gjithë si performuesi më i mirë i asaj ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
“Jam këtu në Madrid dhe dua të luaj këtu sa më shumë që kam mundësi”, u ka thënë Brahimi gazetarëve pas ndeshjes.
“Dua të qëndrojë në klub për shumë vite, është klubi më i mirë në botë”
19-vjeçari iu bashkua ‘Los Blancos’ në muajin janar për 15 milionë euro nga Manchester City, por ndeshja e fituar ndaj Huescas në ligë muajin e kaluar ishte e para për të te klubi ir i.
Diario AS raporton se një numër i madh klubesh në La Liga janë të interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.
Kjo vjen pas raportit në fillim të këtij muaji nga Marca që pretendoi se lojtarit mund t’i lejohet largimi këtë muaj nga Madridi në formë huazimi në mënyrë për të siguruar eksperiencë te skuadra e parë./arbresh.info/
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...