Real Madrid ka publikuar një komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të sulmuesit Kylian Mbappé.
Sipas njoftimit të klubit madrilen, është konfirmuar diagnoza e ndrydhjes në gjurin e majtë, shkruan Arbresh.info.
Klubi ka bërë të ditur se trajtimi që po ndjek lojtari është i përshtatshëm për këtë lloj dëmtimi dhe se situata e tij do të vlerësohet në vazhdimësi.
“Pas testeve të kryera ndaj lojtarit tonë Kylian Mbappé nga mjekë specialistë francezë, nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit, është konfirmuar diagnoza e një ndrydhjeje në gjurin e majtë si dhe përshtatshmëria e trajtimit konservativ që po ndiqet. Në pritje të evoluimit”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.
Aktualisht nuk është bërë e ditur koha e saktë e rikthimit të Mbappé në fushë, ndërsa gjithçka do të varet nga ecuria e rikuperimit në ditët në vijim./Arbresh.info
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pa...