Manchester United mund të ndajë rrugët me portierin David de Gea në rast se ata dëshirojnë të transferojnë në Old Trafford mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho dëshiron të përforcoj mesfushën këtë verë dhe ka identifikuar Toni Kroos si shënjestër kryesor të klubit, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi gjerman ka qenë jashtëzakonisht i qëndrueshëm te ‘Los Blancos’ qysh pas transferimit nga Bayern Munichu në vitin 2014. Por, gjigantët spanjoll janë të gatshëm për të nisur negociatat, megjithatë, vetëm në rast se De Gea është i përfshirë.

Real Madridi nuk keq hequr dorë nga interesimi në De Gean qysh pas dështimit për të nënshkruar me të në merkaton e vitit 2015.
Por, presidenti Florentino Perez shpreson se ai mund përfundimisht mund të shtoj në skuadër një portier që e ka dashur që një kohë të gjatë.
27-vjeçari besohet të jetë afër nënshkrimit të kontratës së re me United, por raporte të ndryshme sugjerojnë që negociatat ende nuk kanë filluar./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit