Real Madridi i ka treguar Monacos shumën më të madhe që ata janë në gjendje të paguajnë për sensacionin Kylian Mbappe.
Skuadra e Zinedine Zidanes nuk do të ofroj më shumë se 85 milionë funta për sulmuesin 18-vjeçar, të paktën kështu pretendojnë raportet e fundit spanjolle, transmeton portali arbresh.info.
Shuma e tillë thuhet se do të bëjë për të qeshur trajnerin e Monacos, Leonoardo Jardim, i cili vazhdoj të mërkurën kontratën e tij me klubin deri në vitin 2019.
Mbappe “çmendi” botën e futbollit sezonin e kaluar duke shënuar gjashtë gola deri në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve për Monacon.
Ndryshe nga Real Madridi, Arsenali është i gatshëm të thyej bankën duke ofruar 100 milionë euro për Mbappen, i cili thuhet se është shënjestra kryesore për këtë verë e trajnerit Arsene Wenger./arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...