Real Madridi është rikthyer sërish në garë për transferimin e mundshëm të Ibrahima Konaté, raporton “ESPN”.
Mbrojtësi francez pritet të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin në fund të këtij sezoni dhe deri më tani nuk ka pranuar ofertën e klubit anglez për rinovim.
Prej kohësh, Konaté është përfolur si një objektiv i “Los Blancos”, megjithatë madrilenët kishin hezituar më parë për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarit, veçanërisht sa i përket pagës, detaje që nuk janë bërë ende publike.
Sipas raportimit më të fundit të “ESPN”, Real Madridi e ka rikthyer në fokus mbrojtësin francez, por transferimi mund të realizohet vetëm nëse Konaté është i gatshëm të ulë kërkesat e tij financiare për të realizuar kalimin në “Santiago Bernabéu”.
Interes për 25-vjeçarin nuk mungon, pasi në garë janë edhe klube të tjera të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, të cilat, ndryshe nga Real Madridi, janë të gatshme të përmbushin kushtet financiare të lojtarit./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...