Real Madridi është i gatshëm për të shtruar një mega ofertë vonë në këtë merkato të transferimeve për yllin e Chelseat, Eden Hazard.
Real Madridi është duke vuajtur pas disfatës tronditëse të pësuar mbrëmjen e kaluar nga Atletico Madridi në finale të Superkupës të zhvilluar në Tallinn, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni evropian është mposhtur me rezultat 4 me 2 dhe kjo ishte hera e parë që nga emërimi i Zinedine Zidanes si trajner që ata kanë pranuar katër gola.
Ky ishte një debutim i tmerrshëm për pasardhësin e Zizout, Julen Lopeteguit, dhe presidenti Florentino Perez tani është në presion për të shpenzuar të holla të mëdha në merkato të transferimeve në mënyrë për të qetësuar tifozët e zemëruar.
Rikthimi i planeve për transferimin e Hazardit tani është në agjendë, ndonëse Perez ngurron të paguaj shifrën prej 200 milionë euro të caktuar nga Chelsea.
Megjithatë, presidenti i ‘Los Blancos’ e di se ata duhet të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve nëse dëshirojnë të kenë shans për të finalizuar transferimin e belgut./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës