Real Madridi i është hakmarrë skuadrës së Leganes për eliminimin që ia kishte shkaktuar nga Kupa e Mbretit, duke e mposhtur të shtunën mbrëma në La Liga.
Madridi – që u fut në këtë ndeshje me formacion të dytë dhe pasi kishte udhëtuar pa Cristiano Ronaldon dhe kapitenin Sergio Ramos, të cilët Zinedine Zidane kishte vendosur t’i pushonte për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut – e mposhti 2-1 Leganesin në një ndeshje të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës ë 35-të të La Ligës, raporton Gazeta Express.
Djelmoshat e Zidane e nisen mbarë ndeshjen duke gjetur rrjetën e portës kundërshtare qysh në minutën e tetë të takimit, kur Gareth Bale shënoi nga afërsia.
Reali, që e dominoi pjesën e parë në plotni, e dyfishoi epërsinë një minutë para pushimit, pasi Mayoral realizoi pas një harkimi në zonë.
Skuadra vendase vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, por ishte Leganes ajo që rrezikoi shumë më shumë dhe ia doli ta zvogëlojë epërsinë e Realin në 2-1, pas golit të Brasanac në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Reali i është afruar në vetëm një pikë vendit të dytë, Atletico Madridit.
Leganes nuk lëviz nga vendi i 16-të me 40 pikë, aq sa Levante në vendin e dytë dhe 12 më shumë se Deportivo La Coruna në vendin e 18-të.
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...