Real Madridi raportohet se është i gatshëm për të shitur mesfushorin Toni Kroos në rast se ata pranojnë 90 milionë euro për të derisa vazhdojnë spekulimet për një transferim të mundshëm në Premierë Ligë.
Raportet e fundit nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendojnë se Manchester City është në kërkim të Kroosit, gjë që është mjaftë kuptimplotë për shkak se Pep Guardiola do të gjente një zëvendësues afatgjatë të Fernandinhos në këtë sezon, ndërkohë që Ilkay Gundogan nuk ka qenë konsistent mjaftueshëm për të siguruar pozitën e rregullt qysh pasi iu bashkua klubit, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e fundit sugjerojnë gjithashtu që Manchester United është një admirues i reprezentuesit të Gjermanisë dhe nevoja e tyre është dukshëm më e madhe duke marrë parasysh pensionimin e Michael Carrick gjatë verës.
Kroos është një lojtar i stilit të ngjashëm si ish lojtari i Anglisë dhe do të ishte një zëvendësues më i mirë sesa lojtari i transferuar gjatë verës, Fredi, i cili ka dështuar qysh pas transferimit të tij në Old Trafford, ndërkohë që Nemanja Matic ka pësuar një rënie në formë këtë sezon./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit