Real Madridi i ka bërë një kërkesë speciale UEFA-s para ndeshjes me Manchester Cityn që do të zhvillohet nesër (e martë) në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Të besuarit e Carlo Ancelottit do të kërkojnë fitoren në këtë ndeshje, teksa do të ballafaqohen me kampionin në fuqi të Evropës në një ‘Bernabeu’ që pritet të marrë një pamje magjike.
Në fakt, ‘Los Blancos’ janë duke tentuar në të gjitha mënyrat që ta bëjnë një ambient sa më ‘armiqësor’ për mysafirët.
Një raportim nga The Athletic sugjeron se UEFA do të marrë një kërkesë nga Madridi të cilët kanë kërkuar që të mbyllin çatinë e stadiumit në mënyrë që atmosfera të jetë ‘sa më e egër’.
Përveç mbylljes së çatisë, tifozët kanë organizuar do të organizojnë një pritje spektakolare gjatë mbërritjes së ekipit në stadium, duke synuar që të marrin një avantazh ndaj ekipit të Guardiolës.
Sidoqoftë, kjo nuk mbaron më kaq. Klubi ka organizuar një mozaik 360 shkallë që do të mbulojë të gjithë Bernabeun në të bardhë dhe të vjollcë.
Fleta me këto dy lloj ngjyrash do të vendosen në ulëset e stadiumet dhe sipas Diario Sport, ky mobilizim i klubit nuk ka ndodhur që prej fillimit të pandemisë./Telegrafi/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...