Eliminimi nga Ajaxi këtë javë i ka kushtuar shumë klubit të Real Madridit sepse kampioni në fuqi ka humbur 45 milionë euro para nga UEFA.
Fituesi i kompeticionit më të madh evropian në tri vitet e fundit ka humbur një shumë prej të mundshme prej 45 milionë euro – plus bonuset nga marrëveshjet sponsorizuese, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton gazeta AS, kualifikimi në çerekfinale i siguron klubit 10.5 milionë euro, në gjysmëfinale 12 milionë euro dhe vetëm prania në finalen që do të zhvillohej në Wanda Metropolitano do t’i ipte 15 milionë, plus 4 milionë ektra, kampionit në fuqi.
Ata gjithashtu do të siguronin një tjetër shumë të madhe prej 3.5 milionë për të luajtur në Superkupë të Evropës.
‘Los Blancos’ janë tronditur këtë mesjavë duke u mposhtur 4 me 1 nga skuadra nga Amsterdami./arbresh.info/
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri