Manchester United duket të jetë klubi që ka më së shumti gjasa për të nënshkruar me superyllin Neymar nga Paris Saint Germain gjatë verës.
Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, Real Madridi besohet të ketë hequr dorë për të rikthyer brazilianin në Spanjë, transmeton portali arbresh.info. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i pasigurt rreth shpenzimit në të pasi ka vënë në pyetje temperamentin e brazilianit dhe problemet të perceptuara me qëndrim.
Tutje thuhet se Perez është zhgënjyer nga paaftësia e Neymarit për të transformuar vetën në një “lider” gjatë kohës së tij në PSG, ndërkohë që dëshira e tij për të vendosur vendin para klubit është cituar gjithashtu si negative.

Kjo do të thotë, sipas raporteve, që Manchester United tani është favorit për të nënshkruar me superyllin brazilian për një tarifë prej 250 milionë euro që do të thyente sërish rekordin botëror.
Jose Mourinho ka deklaruar se nuk ka dëshirë për të përforcuar sulmin e United këtë verë, por besohet se klubi do të bënte një përjashtim kur bëhet fjalë për Neymarin.
Një raport nga muaji i kaluar pretendonte se transferimi i Neymar në United do të financohej nga sponsori i klubit Chevrolet, i cili dëshiron të shfrytëzoj brazilianin si një mjet marketingu për t’i ndihmuar të depërtoj në tregun aziatik./arbresh.info/
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...