Real Madridi ende pa filluar sezoni i ri 2025/26 ka filluar “luftën” me La Ligan dhe drejtuesit e tyre.
Skuadrës më të trofeshme të kampionatit spanjoll iu refuzua kërkesa për shtyrjen e ndeshjes së parë hapëse të edicionit të ri në La Liga ndaj Osasunës, shkruan Arbresh.info.
Ata kishin kërkuar ta shtyjnë këtë ndeshje si shkak se lojtarët e tyre ishin ende të lodhur nga sezoni i kaluar, ku disa prej tyre zhvilluan mbi 60 ndeshje.
Kjo kërkesë u refuzua nga udheqësit e La Liga. Pas kësaj, “Los Blancos” shprehën zemërim ndaj këtij vendimi dhe reaguan përmes kanalit të tyre zyrtar, Real Madrid TV, që shpesh përdoret për të kritikuar vendimet e federatës apo gjykimin.
“Ne e dorëzuam kërkesën për shtyrje më 9 qershor, duke qenë të vetëdijshëm që lojtarët tanë nuk do të kishin kohë të mjaftueshme pushimi pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube.
U përgjigjën vetëm më 31 korrik. Deri atëherë, na injoruan plotësisht. Kjo është një mbyllje ndaj logjikës, mjekësisë sportive dhe integritetit të garës,” u shpreh një nga prezantuesit në Real Madrid TV.
Në transmetim, u përmend gjithashtu se presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është një kritik i hapur i klubit: “Javier Tebas është një kundërshtar i njohur i Real Madridit. Ai e refuzoi hapur shtyrjen e ndeshjes. Kjo është një formë manipulimi. Sezoni 2025/26 në Spanjë është i paracaktuar. Nuk po e fillojmë me kushte të barabarta”.
“Los Blancos” edicionin që lamë pas triumfuan në Superkupën e UEFA-s dhe në Kupën Ndërkontinentale, dhe mbetën pa trofetë më të rëndësishëm si La Liga, Liga e Kampionëve apo edhe Kupa e Botës për Klube.
Gjithashtu ata u mposhtën në finalen e Kupës dhe Superkupës së Spanjës nga Barcelona./Arbresh.info
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...