Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është duke shqyrtuar opsionet e tij para merkatos së transferimeve.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka qenë duke u përfolur për një transferim të mundshëm në Manchester United gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi është duke u përgatitur për ndryshime madhështore në skuadër pas përfundimit të sezonit, ndërkohë që presidenti i klubit Florentino Perez është i gatshëm për të shkarkuar një numër të madh yjesh.

‘Don Balon’ raporton që Real Madridi është duke kërkuar yllin e Paris Saint Germain, Marco Verratti, si një zëvendësues të Kroosit në rast se mesfushori zgjedh për tu transferuar në Old Trafford në mënyrë për t’iu bashkuar Jose Mourinhos.
Kroos, cili ka fituar tri tituj në Ligë të Kampionëve që nga transferimi i tij në Real Madrid në vitin 2014, ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon te kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës./arbresh.info/
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore