Real Madridi raportohet se është duke kërkuar transferimin e Neymarit, Eden Hazardit dhe Harry Kanes për të zëvendësuar Cristiano Ronalon, Gareth Balen dhe Karim Benzeman.
Gjiganti në La Liga është i njohur nga të gjithë për dëshirën e tyre për të shpenzuar në talentët më të mëdhenj në planet dhe rregullisht ka thyer rekordin për tarifën e transferimit, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi pagoi çmimin për mungesë të shpenzimeve dhe tani janë 14 pikë prapa rivalit të tyre të përbetuar në La Liga – Barcelonës. Megjithatë, raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Real Madridi është në disponim për të pranuar këtë dështim të vazhdueshëm, andaj ka vendosur për të shpenzuar në transferimin e emrave të mëdhenj.
Bazuar në ‘Diario Gol’, Real Madridi ka në plan të largoj treshen në linjën frontale e përbërë prej Ronaldos, Bales dhe Benzemas, të cilët kanë luajtur së bashku për tri vite e gjysmë.
Në vend të tyre, ata dëshirojnë të sigurojnë transferimin e Neymarit nga Paris Saint Germaini, Eden Hazardit nga Chelsea dhe Harry Kanes nga Tottenhami./arbresh.info/
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...