Real Madridi ka fituar me rikthim 3-1 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Mbretërit nuk kanë gabuar në shtëpi dhe kanë vazhduar me fitore duke mposhtur ekipin bask.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mira të vendasve, por të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët të cilët arritën të befasojnë pas vetëm dy minutave duke shënuar me William Jose për 1-0, ndërsa Karim Benzema (37′) barazoi 1-1.
Në pjesën e dytë, ekipi i Zinedine Zidanes ishin të papërmbajtshëm duke dominuar dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.
Fillimisht ishte Federico Valverde (47′), i cili shënoi për 2-1 nga distanca, ndërsa Luka Modric (74′) vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Pas kësaj fitore, Reali ka 28 pikë në vendin e dytë po aq sa Barcelona e para, ndërsa Sociedadi renditet i pesti me 23 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Alavesi, ndërsa baskët e presin Eibarin.
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë