Quique Setién ka folur për tema të ndryshme në konferencë para ndeshjes Celta Vigo-Barcelona.
Natyrisht, s’kishte se si të mos fliste edhe për titullin në Spanjë.
Barcelona ka pikë të barabarta me Real Madridin por për shkak të rezultateve negative në lojë direkte, nëse kështu qëndrojnë gjerat deri në fund – ekipi i Zinedine Zidane do ta ngrejë titullin.
Megjithatë, numri një i Barcelonës ende mendon se Madridi do të gabojë.
“Ende mendoni se do të rrëshqasë Real Madridi? Natyrisht që jam i bindur. Kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund dhe është e vështirë për t’i fituar të gjitha”, u shpreh ai.
“Ne kemi barazuar, ata ende jo por kjo lojë nganjëherë na befason të gjithëve”.
“Është e vërtet se janë në një moment të mirë, njëjtë sikur ne, por mund të ndodhë gjithçka. Dhe ende besoj se në një moment do të gabojnë”.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari