Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar me një mesazh të fortë publik në rrjetet sociale, duke folur për zhgënjimin ndaj njerëzve që, sipas tij, kthehen kundër atyre që i kanë ndihmuar.
Në statusin e tij, Pacolli thekson se personat më të rrezikshëm nuk janë gjithmonë ata që njihen si të këqij, por shpesh ata që kanë përfituar më së shumti nga mbështetja e të tjerëve dhe më pas reagojnë me “helm, përgojim dhe pabesi”.
Ai shprehet se këta individë harrojnë të mirat që kanë marrë dhe përpiqen të shmangin përgjegjësinë për veprimet e tyre duke përmendur emra që nuk kanë më lidhje me jetën e tyre.
“Po e them qartë: jam distancuar prej kohësh nga çdo njeri dhe nga çdo rrugë që nuk më përfaqëson. Ndihma që i kam dhënë dikujt dikur ka qenë njerëzore, por zgjedhjet që ai ka bërë më pas i përkasin vetëm atij”, ka shkruar ai.
Pacolli gjithashtu ka theksuar se askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin e tij për “alibi, mbrojtje apo larje imazhi”, duke shtuar se heshtja e tij deri më tani ka qenë zgjedhje dinjiteti dhe jo frike.
Në fund, ai nënvizon se karakteri i një njeriu shfaqet në mënyrën se si vepron, duke lënë të kuptohet për një distancim të prerë nga persona të caktuar, pa përmendur emra konkretë./Arbresh.info
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...