Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për ta mbyllur ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026.
“Kuq e Zinjtë” edhe pse ishin në epërsi prej 0-1, nuk arritën ta ruajnë rezultatin me Poloninë që e përmbysi në 2-1 për t’u kualifikuar në finalen e play-offit.
Polonia ishte më agresive që nga fillimi ku rrezikuan pas vetëm disa minutave lojë përmes Robert Lewandowskit, i cili dështoi nga afërsia.
Sidoqoftë, kur askush s’e priste Arbër Hoxha përfitoi nga një gabim amator në mbrojtje për ta dribluar portierin dhe i dha epërsinë Shqipërisë (42’).
Megjithatë, në pjesën e dytë – Polonia shfaqi fytyrë tjetër. Robert Lewandowski shënoi me kokë pas harkimit të Syzmanskit, i cili e barazoi rezultatin.
Ndërsa, fatkeqësisht ishte Piotr Zielinski që e vulosi fitoren pas asistimit të Szymanskit (73’).
Shqipëria tentoi deri në fund që ta barazojë rezultatin së paku për ta dërguar në vazhdime, por assesi s’e thyen mbrojtjen polake.
Kësisoj, Shqipëria përshëndetet me Kampionatin Botëror ndërsa Polonia do të përballet me Suedinë në finale në luftë për biletën finale.
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta