Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se dëshiron të sulmoj rrufeshëm Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon në El Clasico të shtunën.
Barcelona dhe Real Madridi do të takohen këtë vikend, ndeshje që mund të jetë edhe vendimtare për titullin në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Dy skuadrat kanë nisur në forma të ndryshme sezonin e ri – Barcelona në krye të tabelës pa asnjë humbje, ndërsa Real Madridi në pozitë të vështirë.
Messi dhe Ronaldo do të jenë sërish në qendër të vëmendjen dhe të dy lojtarët do të shkruajnë kapitullin e fundit në rivalitetin ndërmjet tyre. Dhe, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Messi i Barcelonës dëshiron t’i vë shpatën Real Madridin dhe t’i shfaq Ronaldos se kush në të vërtetë është lojtari më i mirë në botë.
Ronaldo fitoi Topin e Artë në fillim të këtij muaji pavarësisht vështirësive për të gjetur formën e tij më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të thotë që 32-vjeçari dhe Messi tani janë baras me nga pesë trofe, gjë që i jep edhe më shumë rëndësi ndeshjes së javës kësaj jave.
Gazeta e lartpërmendur pretendon që Messi është i vendosur për të mposhtur Madridin pasi beson që Barcelona është një skuadër shumë më superiore. Ai gjithashtu e sheh ndeshjen e këtij vikendi si kohë të duhur për të lënduar Ronaldon para turmës në Bernabeu.
Mësohet që reprezentuesi argjentinas është zemëruar kur Ronaldo fitoi Topin e Artë dhe beson që një fitore të shtunën do t’i ndihmonte Barcelonës drejtë rrugës së tyre për titull në La Liga./arbresh.info/
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten