Real Madrid ka bërë një lëvizje të madhe, duke siguruar një nga talentët e tyre më premtues, Gonzalo Garcia.
Sipas një raporti nga AS, klubi ka rinovuar kontratën e spanjollit, duke zgjatur qëndrimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2030.
Por ajo që bie më shumë në sy është rritja drastike e klauzolës së tij të largimit, nga 50 milionë euro në një shifër rekord prej 1 miliard eurosh.
Ky veprim tregon qartë se Madrid dëshiron të sigurohet që asnjë klub tjetër nuk mund ta marrë atë, pavarësisht ofertës.
Pavarësisht interesit të madh nga gjigantët e Ligës Premier, fokusi i Gonzalos nuk ka ndryshuar asnjëherë. Ai ka pasur vetëm një synim, rrugëtimin e tij me fanellën e bardhë dhe ndjekjen e gjurmëve të idhullit të tij, Cristiano Ronaldos.
Një mesazh shprese për La Fabrica
Ky kontratë e re nuk është vetëm një fitore për Gonzalon, por dërgon edhe një mesazh të fortë në akademinë e Real Madrid në Valdebebas.
Trajnerët dhe talentët e rinj tani shohin qartë se rruga drejt ekipit të parë është reale.
Sulmuesi 21-vjeçar nuk u përpoq vetëm të tregonte veten, por shkëlqeu me performancat e tij, duke thyer çdo barrierë./Telegrafi/
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...