Liverpooli ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e katërt në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Real Madridin minimalisht 1-0.
‘The Reds’ dominuan gjatë tërë takimit. Szoboszlai rrezikoi tri herë për ‘The Reds’ me goditjet e tij, por belgu ishte në vend.
Fillimisht në minutën e 28-të, pastaj edhe në të 36-tën e në fund të pjesës së parë.
Reali mundësinë më të mirë e pati rreth minutës së 40-të me Bellingham por goditja e tij u pritë nga Mamardavshvilli.
Portieri i Realit u tregua në formë edhe në fundin e pjesës së parë kur ndali një goditje të Mac Allisterit.
E argjentinasi, Mac Allister ishte ai që shënoi golin e epërsisë për Liverpoolin në minutën e 61-të.
Ai realizoi me kokë pas një asistimi nga Szoboszlai për ta mposhtur Courtois, i cili deri në atë moment pati shtatë pritje.
Deri në fund Liverpooli tentoi edhe disa herë tjera të shënoj por portieri belg ndalte të gjitha goditjet. Falë tij epërsia nuk ishte më e thellë.
Kjo ishte humbja e parë për Realin në Ligën e Kampionëve, derisa Liverpooli shënon fitoren e tretë.
Takimin e radhës Reali e luan me Olympiacosin kurse Liverpooli takohet me PSV./Arbresh.info
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...