Real Madridi nesër luan ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit në “Anfield Road”.
Një ditë para ndeshjes, trajneri Xabi Alonso së bashku me Dean Huijsen kanë dal në konferencë për media. Pas daljes publike para mediave, ata janë ndalur të bëjnë edhe homazhe për ish-futbollistin e Liverpoolit Diogo Jota, i cili ndërroi jetë me 3 korrik të këtij së bashku me vëllain e tij pas një aksidenti tragjik në veri të Spanjës, shkruan Arbresh.info.
I pranishëm në këto homazhe në hyrje të stadiumit ‘Anfild’ me dyshen Alonso e Huijsen ishte edhe ish-shoku i skuadrës së Jotas tek Liverpooli, Trent Alexander-Arnold, i cili u transferua këtë verë tek Reali.
Po ashtu në këto homazhe i pranishëm ishte edhe Emilio Butragenio si një nga drejtuesit e klubit.
Përveç kurorash lulesh, Trent pati të shkruar edhe një letër për Jotan të cilën e vendosi tek vendi, ku shumë tifozë e klube i kanë lënë në nderim të veprës së portugezit.
“Shoku im, Diogo… Na mungon shumë, por edhe i dashur je për ne shumë. Kujtimet për ty dhe Andren do të mbesin gjithmonë. Buzëqesh saherë që mendoj për ty dhe do të kujtoj kohërat e mira që i kemi ndarë bashkë. Më mungon shok, çdo ditë…”, shkruhej në letrën e TAA-së.
Ai aty pranë vendit të homazheve e la edhe një kontroller të ‘Play-Station’, pasi Diogo Jota përveç pasionit të futbollit, njihej si një adhurues i madh i lojës elektronike FIFA./Arbresh.info

KPK-ja anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve
“Vendim zhgënjyes”, ambasadori francez i reagon KQZ-së për m...
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...