Real Madridi raportohet të jetë afër marrëveshjes me adoleshentin e Santos, Rodrygo Goes.
Barcelona dhe Real Madridi besohet të dy se kanë qenë duke monitoruar 17-vjeçarin, i cili ka shënuar shtatë herë brenda 29 paraqitjeve për skuadrën e parë të Santos qysh pas debutimit, transmeton portali arbresh.info.
Rodrygo, i cili është krahasuar me sulmuesin brazilian Neymar, nuk do të jetë në gjendje të largohet nga vendlindja e tij deri sa të mbush 18 vite në fillim të vitit 2019 dhe së fundmi ka sugjeruar se nuk do të largohet nga Santos këtë verë.
Megjithatë, bazuar në një raport nga ‘Diario AS’, Real Madridi është në prag për të siguruar nënshkrimin me adoleshentin dhe njoftimi do të bëhet para përfundimit të javës.
Kampioni evropian raportohet se është i gatshëm të paguaj deri në 40 milionë funta për brazilianin e ri dhe transferimi do të ndodhë zyrtarisht në fund të sezonit të ardhshëm./arbresh.info/
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”