Gjiganti në Spanjë, Real Madridi besohet se tashmë ka zgjedhur pasardhësin e Zinedine Zidanes.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit francez është duke kaluar në një sezon të tmerrshëm dhe aktualisht qëndrojnë 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga, ndërkohë që janë eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez ka zgjedhur trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low, si favorit për të zëvendësuar trajnerin Zinedine Zidane.

“Metodologjia, personaliteti dhe vëmendja” e Low thuhet se kanë bindur drejtorin në Bernabeu, cili tashmë ka nisur planin për sezonin 2018/19 pas një edicioni katastrofik që janë duke kaluar tani.
Massimiliano Allegri, Mauricio Pochettino, Maurizio Sarri dhe Jurgen Klopp janë gjithashtu disa nga emrat që përbëjnë listën e Perezit për trajner në Real Madrid.
Eliminimi nga UEFA Liga e Kampionëve, kompeticioni që është shpresa e vetme për trajnerin Zinedine Zidane, do të ishte një tjetër goditje e madhe ndaj kampionit spanjoll./arbresh.info/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë