Real Madrid fitoi ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League 2-1 në “Bernabeu“ ndaj Olimpique Marseille, falë dy penaltive të shndërruara në gol nga Kylian Mbappe.
Penalltia e dytë nxiti jo pak diskutime. Trajneri i Marseille, Roberto de Zerbi, deklaroi pas ndeshjes se nuk do ta kishte pranuar atë penallti edhe nëse do të ishte dhënë në favor të ekipit të tij.
Me dy penalltitë e fituara dje, Real Madrid bëhet klubi me më shumë penallti të fituara në ndeshjet e Champions League. Madrilenët kryesojnë me 63 penallti, me pas vjen Bayern me 62.
Barcelona renditet e treta me 56 penallti dhe mbyllin pesëshen e parë, Man. City me 37 penallti dhe Arsenal me 36./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...