Këtë vikend ka përfunduar xhiroja e nëntë në La Liga, me disa rezultate mjaft interesante ku e gjithë vëmendja ishte tek barazimi i Barcelonës tek Granada në udhëtim.
Në La Liga po kryeson Real Madridi me 24 pikë, e ndjekur pas nga befasia e kësaj sezone Girona me 22 pikë, ndërsa Barcelona ka ngecur një hap pas, me 21 pikë, teksa top katërshen e mbyll Atletico Madrid me 19 pikë me një ndeshje më pak, shkruan Arbresh.info.
Real Madridi ka vazhduar fitoret në La Liga, këtë javë madrilenët mposhtën Osasunën me rezultat 4-0, tek fitorja u kthye këtë javë Girona e cila mposhti Cadizin me retultat 1-0 dhe la pas humbjen që i shkaktoi ‘Los Blancos’ javën e kaluar.
Girona po vazhdon të jetë befasia e kësaj sezone.

Befasia e kësaj jave ka qenë padyshim barazimi i Barcelonës, të dielën mbrëma në udhëtim tek Granada me rezultat 2-2.
Barça ishte duke humbur 2-0, por falë një rikthimi arriti të dal me një pikë, në fakt ‘Blaugrana’ arriti të shënoj edhe golin e tretë por u anulua shkak i pozitës jashtë loje dhe mbeti rezultati 2-2.

Atletiko arriti të fitojë kryendeshjen e kësaj jave ndaj Real Sociedadit me rezultat 2-1, për të u afruar edhe më shumë liderit të La Ligas.
Atletico ka një ndeshje më pak atë me Sevillën dhe nëse arrin të fitojë, atëherë do ngritët në vendin e dytë.
Mallorca e Muriqit këtë javë ka luajtur me Valencian ku ka arritur një pikë nga ai duel.
Mallorca gjendet në pozitën e 15-të me 8 pikë teksa Valencia e nënta me 11 pikë.
La Liga do të rikthehet në aksion me 20 tetor , pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve./Arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...