
Waving flag with Real Madrid football team logo. Editorial 3D
Real Madrid është duke shfaqur interesim tejet të madh për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.
Spanjolli në ndeshjen e djeshme ndaj Brescia ishte duke u shikuar nga agjentët e “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Football Espana, agjentët ishin ndarë të kënaqur sidomos kur Ruiz shënoi golin e fitores.

Ruiz gjithashtu ka qenë impresionues në fitoren ndaj Inter në gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke shënuar golin vendimtar të ndeshjes.
Pos “Mbretërve”, interesim ka edhe rivali Barcelona që synojnë të transferojnë mesfushor në fund të sezonit.
Ruiz këtë sezon ka bërë 21 paraqitje duke shënuar dy gola dhe kontribuar me dy asistime./arbresh.info.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit