Real Madrid është duke vëzhguar nga afër mundësinë për transferimin e mbrojtësit Joe Gomez.
Anglezi që pësoi lëndim serioz te “Reds”, ka humbur pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, ndërkohë lëndimet e kanë shqetësuar edhe këtë edicion, ku ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Premierligë.
Sipas “BBC Sport”, Madrid është duke e vëzhguar Gomez dhe beson që ka mundësi për transferimin e anglezit, ngase Liverpool verën e kaluar transferoi Ibrahima Konate.
Mirëpo, Liverpool assesi nuk mendon transferimin e Gomez në verë, prandaj Reali duhet të pres deri në verë për të parë nëse ka ndonjë gjasë për të kompletuar transferimin.
Gomez që ka zhvilluar 11 ndeshje me Kombëtaren e Anglisë, ka kontratë në “Anfield” deri në vitin 2024.
Raportohet se Gomez është ndër prioritet për “Los Blancos”, bashkë me yjet e tjerë si Kylian Mbappe, Antonio Rudiger e Erling Haaland.
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!