Real Madrid mbetet i interesuar për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
28-vjeçari pësoi një lëndim në kofshë në stërvitjen me Francën të hënën, që mund ta mbajë jashtë për pjesën tjetër të vitit 2021, me marrëveshjen e tij aktuale me “Djajtë e Kuq” që mbaron në qershor të vitit të ardhshëm.
“Marca” thotë se Reali po “mbetet i vëmendshëm” gjatë muajve të ardhshëm përpara një afrimi të mundshëm.
Ai thuhet se ka tërhequr interes edhe nga Paris Saint-Germain, ish-klubit të tij, Juventusit dhe Barcelonës së Xavit.
Nëse një marrëveshje e re nuk arrihet deri në afatin kalimtar të janarit, Pogba mund të flaës me klubet e tjera dhe të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate përpara se të transferohet verën e ardhshme.
Ndërsa, Reali ka qenë shumë i lidhur me sensacionin e Monacos, Aurelien Tchouameni, 21-vjeçari shihet si dikush që mund të jetë i rregullt në formacionin startues, ashtu si bashkëkombasi i tij, Eduardo Camavinga – ndërsa Pogba tashmë është i pajisur për të marrë përsipër këto përgjegjësi./Arbresh.info
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...