Gjiganti spanjoll, Real Madridi synon transferimin e yllit belg, Eden Hazard dhe për këtë po bënë gati një ofertë të lartë.
Para disa ditës, Mbretërit larguan yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon, i cili u bashkua me Juventusin për një shifër totale 112 milionë euro.
Kështu, Los Blancos janë futur menjëherë në treg për një zëvendësim të madh për ylli portugez.
Drejtuesit e klubit spanjoll kanë etiketuar reprezentuesin belg Hazard si zëvendësuesin ideal të Ronaldos.
Real Madridi beson se ata mund të joshin 27-vjeçarin, i cili ende nuk ka ndonjë kontratë të re në Stamford Bridge dhe sezoni i fundit ishte dështues për ta.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Mbretërit po përgatisin një ofertë prej plot 150 milionë funtesh apo 170 milionë eurosh për yllin e Chelseat.
Megjithatë, transferimi i Hazardit nuk do të jetë i lehtë pasi në garë furishëm për të ka hyrë edhe rivali i urryer i Real Madridit, Barcelona.
Për Hazardin interesim për parë ka shprehur edhe kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City. /Telegrafi/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje