Real Madrid i ka fituar tri pikë në javën e 21-të në La Liga.
Real Madrid e ka mposhtur Espanyolin në kuadër të La Liga-së me rezultat, 2:4.
Golin e parë për madrilenët e shënoi Karim Benzema qysh në minutën e katërt, ndërsa ata e dyfishuan epërsinë me anë të Sergio Ramos (15’).
Espanyoli arriti ta ngushtonte rezultatin në 1 me 2 me anë të Leo Baptistao në minutën e 25’, ndërsa Karim Benzema ishte edhe një herë në vend për ta thelluar rezultatin (45’).
Gareth Bale shënoi një gol sensacional në minutën e 67, gjersa Raphale Varane u përjashtua nga loja me karton të kuq pas ndërhyrjes së palejuar në lojtarin kundërshtar (72’).
Espanyol arriti ta shënonte edhe një gol me anë të Rosales (81’), por që nuk mjaftoi t’i ndalonte madrilenët nga fitorja e dytë radhazi.
Pas xhiros së 21-të, Real Madrid gjendet në vendin e tretë me 39 pikë.
Votat e diasporës, KQZ do të fillojë tërheqjen e pakove me 2...
Protesta në Teheran për krizën ekonomike
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...
Moti sot në Shqipëri