Presidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë (CTA), Fran Soto, ka shprehur kënaqësinë e tij me mënyrën se si u drejtua ndeshja e së dielës mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Duke folur pas ndeshjes Rayo Vallecano – Alaves, Soto deklaroi se “arbitrazhi ka qenë i mirë dhe korrekt”, duke theksuar se vendimet më të rëndësishme janë trajtuar në mënyrë të drejtë.
“Ka arsye për t’u ndier të kënaqur me gjykimin. Ne besojmë se, në fund, vendimet ishin të sakta. Në përgjithësi, gjykimi ishte i drejtë”, shtoi ai.
I pyetur nëse të gjitha vendimet ishin të sakta, kreu i CTA-së tha se komiteti analizon çdo episod pas ndeshjes, por theksoi: “Në parim, jam i kënaqur me gjykimin”.
Soto gjithashtu kërkoi që vëmendja të mos përqendrohet vetëm te rastet individuale: “Nuk dua të humb fokusin te ajo që është më e rëndësishme… vendimet ishin të drejta”.
Barcelona u ankua për disa vendime të gjyqtarit kryesor, si penalltia e dhënë ndaj Kylian Mbappes, ndërsa edhe kërkuan një 11-metërsh në minutat e fundit të kohës shtesë duke pretenduar në shtyrje të Ronald Araujos nga Dani Carvajal./Telegrafi
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...