Real Madridi ka siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e shtunë) duke mposhtur në Bernabeu skuadrën e Sevillas.
Gjiganti madrilen ka fituar me rezultat 2 me 0 falë golave nga Casemiro dhe Luka Modric, shkruan portali arbresh.info.
Fituesi i Topit të Artë, Luka Modric është lojtari i ndeshjes dhe reprezentuesi kroat është vlerësuar me notën 9.0 për paraqitjen e mrekullueshme para tifozëve të tyre.
Me notë të lartë te ‘Los Blancos janë vlerësuar edhe yjet si Casemiro (8.5), Ceballos (8.3), Benzema (7.6) dhe Ramos (7.6).
Lojtari me notën më të dobët është me Munir Haddadi (5.7), i cili u inkuadrua në fushë gjatë pjesës së dytë./arbresh.info/

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...